Flaka Loxha në finale, Dardan Cena ndeshet për të bronztën - Gazeta Express
string(57) "flaka-loxha-ne-finale-dardan-cena-ndeshet-per-te-bronzten"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/02/2023 17:01

Flaka Loxha në finale, Dardan Cena ndeshet për të bronztën

Sporte tjera

Gazeta Express

11/02/2023 17:01

Flaka Loxha do të garojë për medaljen e artë, kurse Dardan Cena për të bronztën në European Open që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Loxha në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon belgen, Eveline Delbaen.

Lexo Edhe:

Në çerekfinale ajo mooshti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina, Andjela Samardzic.

Flaka në gjysëmfinale mposhti me dy Wazaari për Ippon, spanjollen Adriana Rodriguez Salvador.

Garuesja jonë në finale ndeshet kundër vendases, bullgares, Ivelina Ilieva.

Dardan Cena në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me dy Wazaari për Ippon malazezin, Petar Klikovac.Cena në xhiron e tretë mposhti me Ippon armenin, Arsen Avedisyan.Dardani në çerekfinale humbi me Ipponnga garuesi me përvojë, bullgari Raicu Alexandru.

Pas asaj ndeshje ai u ndesh në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe me tri dënime për Ippon garuesin cilësor, rumunin Adrian Sulca.

Garuesi ynë për medalje të bronztë ndeshet me rumunin tjetër, Lucian Bors Dumitrescu.