Flaka Loxha mbetet pa medalje në Evropian - Gazeta Express
string(41) "flaka-loxha-mbetet-pa-medalje-ne-evropian"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 13:40

Flaka Loxha mbetet pa medalje në Evropian

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2022 13:40

Flaka Loxha nuk ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Lexo Edhe:

Garuesja kosovare nuk arriti ta shfrytëzojë mundësinë e dytë për medalje, e cila iu dha përmes repesazhit.

Loxha u mposht me Wazari nga garuesja çeke, Vera Zemanova, e cila iu shpëtoi në fund dy gabimeve që i kishte bërë (kartonëve të verdhë), shkruan “Gazeta Express”.

Flaka në përgjithësi i fitoi dy meçe dhe i humbi dy të tjerë në këtë kompeticion, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo e nisi mjaft mirë Evropianin duke e mundur fillimisht bullgaren Snezhana Framatikova.

E në rrethin e dytë e eliminoi polaken Julia Kowalczyk.

Por, fatkeqësisht u ndal nga gjermania Pauline Starke në çerekfinale.

E në fund nuk ia doli ta fitonte as medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ndërkohë, Distria Krasniqi e shfrytëzoi mundësinë e repesazhit dhe është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë të Evropianit. /Gazeta Express/