Flaka Loxha eliminohet menjëherë nga Botërori - Gazeta Express
string(45) "flaka-loxha-eliminohet-menjehere-nga-boterori"

Flaka Loxha eliminohet menjëherë nga Botërori

Sporte tjera

Gazeta Express

08/10/2022 9:02

Flaka Loxha është eliminuar herët nga Kampionati Botëror i xhudos.

Garuesja kosovare u mposht nga polakja Arleta Podolak në rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Lexo Edhe:

Kështu, Loxha i dha fund eksperiencës në garën që po mbahet në Uzbekistan, shkruan “Gazeta Express”.

Kosova po merr pjesë në këtë garë prestigjioze me 4 garues.

Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë të Botërorit.

Ndërkaq, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka nuk kanë garuar ende, derisa synojnë të fitojnë medalje në Botëror. /Gazeta Express/