Flaka Loxha e argjendtë në European Open - Gazeta Express
string(40) "flaka-loxha-e-argjendte-ne-european-open"

Flaka Loxha e argjendtë në European Open

Sporte tjera

Gazeta Express

11/02/2023 19:00

Flaka Loxha fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Dardan Cena zuri vendin e pestë në garën “European Open” për seniorë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Loxha shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -57 kg, kurse Cena realizoi tri fitore dhe dy humbje në kategorinë -73 kg.

Lexo Edhe:

Të dy u ndalën në luftërat për medalje të artë dhe të bronztë.

Flaka Loxha fitoi 70 pikë olimpike Paris 2024, ndërkohë që Dardan Cena 36.