Edon Zhegrova ishte protagonist dje në fitoren e Juventusit në miqësoren me Chelseat në fazën para-sezonale.
Ylli kosovar e gjeti golin e parë në fanellën e “Bianconeri” me një goditje spektakolare për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij ndaj skuadrës së Xabi Alonsos, shkruan “Gazeta Express”.
Zhegrova e fitoi çmimin “Lojtari i Ndeshjes” dhe pas lojës i shprehu emocionet e tij përmes një videoje në faqen zyrtare të Juves në rrjetet sociale.
“Përshëndetje njerëz, faleminderit secilit për mbështetjen. Jam mjaft i lumtur për çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’ dhe për golin që e shënova sot. I jam mirënjohës dhe falënderues ekipit për punën e madhe që e ka bërë dhe shpresoj që ai (ekipi) të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur. Shihemi në Perth”, theksoi përfaqësuesi kosovar. /Gazeta Express