Daku ka zgjedhur klubin që tifozë i ka armiqtë e Kosovës - Gazeta Express
string(56) "daku-ka-zgjedhur-klubin-qe-tifoze-i-ka-armiqte-e-kosoves"

Sport

Gazeta Express

06/08/2026 9:09

Daku ka zgjedhur klubin që tifozë i ka armiqtë e Kosovës

Sport

Gazeta Express

06/08/2026 9:09

Mirlind Daku ka zgjedhur Spartak Moskën për vazhdim të karrierës. Spartaku është prej klubeve më të mëdha në Rusi dhe financiarisht Daku do të fitojë shumë miliona euro. Por tifozët e këtij klubi rus janë të njohur për qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës.

Dhe këtë e bënë të qartë edhe në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Orenburgut, që ishte e vlefshme për Kupë. Daku ishte vetëm në tribunë, ndërsa ka mundur të dëgjojë thirrjet “Kosova – Serbia” të bëra nga numër i madh tifozësh të Spartakut. Jo nga pak tifozë, por të paktën nga e gjithë tribuna. 

Videoja e publikuar nga mediumi rus “bombardir.ru” e dëshmon këtë.  Shihet edhe një flamur i madh ku shkruan “Kosova është Serbi”.

Mediumi “inkazan.ru”, ka shkruar se nga tifozët e Spartakut ka pasur thirrje “Kosova – Serbia”, “rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, “mbyte, mbyte shqiptarin”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement