Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK’së pas gati gjashtë viteve - Gazeta Express
string(76) "vjosa-osmani-rikthehet-ne-kuvend-si-deputete-e-ldkse-pas-gati-gjashte-viteve"

Gazeta Express

06/08/2026 10:29

Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK’së pas gati gjashtë viteve

Gazeta Express

06/08/2026 10:29

Ish-presidentja Vjosa Osmani u kthye sot në ulësen e deputetes së Kuvendit të Kosovës në Grupin Parlamentar të LDK’së pas gati gjashtë viteve.

Ajo ishte zgjedhur kryeparlamentare në shkurt të 2020-ës, por pak muaj më vonë ishte bërë ushtruese e detyrës së presidentes pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u shkaktuan nga rrëzimi i Qeverisë Kurti I, Osmani pas përjashtimit nga LDK, më pas kandidoi me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 2021-ës ku garës i hyri për t’u bërë Presidente, sipas marrëveshjes me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Osmani u zgjodh presidente me një mandat të plotë në prill të 2021-ës dhe qëndroi në zyrë deri në prill të 2026-ës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement