Fjalët e para të Tiger Woods pas aksidentit të tmerrshëm me makinë - Gazeta Express
string(66) "fjalet-e-para-te-tiger-woods-pas-aksidentit-te-tmerrshem-me-makine"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2021 9:57

Fjalët e para të Tiger Woods pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2021 9:57

Tiger Woods i ka falënderuar lojtarët e golfit për përkrahjen emocionale që ia kanë ofruar në ditën e fundit të kampionatit të golfit WGC-Workday, pas aksidentit të frikshëm që e pësoi me makinë ditë më parë.

Rory McIlroy, Jason Day dhe Patrick Reed ishin në mesin e yjeve të golfit që luajtën në ditën e fundit të kampionatit të veshur në stilin ikonë të Woods, me fanella të kuqe dhe pantallona të zi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

15 herë kampioni i golfit, i cili ka pësuar lëndime të rënda në të dy këmbët, e shikoi ditën e fundit të turneut në TV nga shtrati i spitalit në Los Angeles ku është duke e marrë veten nga aksidenti.

“E kam të vështirë ta shpjegoj se sa shumë u preka kur e ndeza TV-në dhe i pashë gjithë ato fanella të kuqe”, shkroi Woods në Twitter.

“Dua t’ju them të gjithë lojtarëve të golfit dhe tifozëve se jemi duke më ndihmuar ta kalojë këtë kohë të vështirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/