“Fitorja është e përhershme”, Haxhi Krasniqi e kujton rrugëtimin e tij në meçin që e fitoi rishtazi - Gazeta Express
string(96) "fitorja-eshte-e-perhershme-haxhi-krasniqi-e-kujton-rrugetimin-e-tij-ne-mecin-qe-e-fitoi-rishtazi"

“Fitorja është e përhershme”, Haxhi Krasniqi e kujton rrugëtimin e tij në meçin që e fitoi rishtazi

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2023 8:36

Haxhi Krasniqi u rikthye së fundmi në ring pas një pauze prej afro një viti e gjysmë.

Boksieri kosovar i gëzoi tifozët e pranishëm në palestër në Munich të Gjermanisë, por edhe të gjithë ata që e shikuan përmes televizorit, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

35 vjeçari, dikur kampion i botës në boksin profesionist, i pari dhe i vetmi shqiptar, ia doli ta mposht çeçenin me nënshtetësi belge, Timour Nikarkhoev, i cili u detyrua ta dorëzonte meçin pas goditjeve të fuqishme të boksierit junikas.

E Krasniqi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, e ka shfaqur rrugëtimin e tij drejt fitores që e arriti rishtazi.

“Fitorja është e përhershme”, ka shkruar Krasniqi teksa shihet duke ushtruar para meçit dhe i përfshiu edhe pamjet e meçit.

Haxhi Krasniqi po mundohet ta rikthejë titullin e kampionit të botës në tentimin e tij të fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, duket se ai është në rrugë të mbarë për ta bërë një gjë të tillë. /Gazeta Express/