Fitore e pritur për pejanët - Gazeta Express
string(31) "fitore-e-pritur-per-pejanet-1-1"

Sport

Gazeta Express

28/01/2024 21:16

Fitore e pritur për pejanët

Sport

Gazeta Express

28/01/2024 21:16

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut me rezultat 80:53 (26:14, 19:11, 21:8, 14:20), në javën e 19-të të Prince Caffe Superligës.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, duke e fituar këtë pjesë 26:14. Kampionët vazhduan me lojë të mirë dhe thelluan më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 45:25.

Lexo Edhe:

Në pjesën e dytë nuk kishte ndonjë ndryshim të madh me vendasit që ruajtën epërsinë dhe triumfuan 80:53.

Larry Thomas u dallua te Peja me 19 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, derisa Arian Azemi kishte 15 pikë e pesë asistime te Istogu.

Peja është e dyta me 14 fitore e pesë humbje, derisa istogasit në vendin e fundit me një fitore e 18 humbje. /Gazeta Express/