Fitojnë Phoenix e Denver, pësojnë Chicago e San Antonio - Gazeta Express
string(54) "fitojne-phoenix-e-denver-pesojne-chicago-e-san-antonio"

Basketboll

Gazeta Express

12/03/2024 10:55

Fitojnë Phoenix e Denver, pësojnë Chicago e San Antonio

Basketboll

Gazeta Express

12/03/2024 10:55

Gjashtë ndeshje ishin në program në mëngjesin e sotëm në Ligën NBA.

Phoenix Suns kanë triumfuar me gjashtë pikë avantazh 111:117 ndaj Cleveland Cavaliers.

Në fakt, Cavaliers e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke e fituar pjesën e parë dhe duke shkuar në pushim me epërsi shtatë pikëshe, shkruan Gazeta Express.

Por, vendimtare në fitoren e Suns ishte çereku i tretë, të cilin e mbyllën plus 13, derisa i fundit përfundoi baras.

Me epërsi identike pikësh, fitore mori edhe Denver Nuggets ndaj Toronto Raptors, 125:119.

Pjesa e parë më e mirë ishte për Denveri, por Toronto ishte i pandalshëm në pjesën e dytë, të cilat i mbylli me 12, respektivisht 11 pikë.

Chicago Bulls ka pësuar humbje ndaj Dallas Mavericks me rezultatin 92:127.

Dallasi ishte skuadër dominues nga fillimi e deri në fund, duke i fituar tre nga katër çerekët e lojës.

Që në çerekun e parë, u pa fuqia e tyre në këtë përballje.

Boston Celtics mposht Portlandin 99:121. Celtics ishin të pandalshëm nga fillimi e deri në fund.

Krejt çka arritën Portlandi ishte fitimi i çerekut të tretë me vetëm një pikë epërsi.

E fitore mori edhe Charlotte ndaj Detroitit me rezultatin 114:97, si dhe San Antonio pësoi nga Golden State Warriors me minus 10, 102:112. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement