Nick Kyrgios ka arritur të fitojë setin e parë në finalen e Wimbledonit ndaj Djokovicit.
Në fund të setit të parë, Kyrgios printe 6:4, duke e vulosur atë set me një super as, shkruan Gazeta Express.
Tenisti australian ishte fantastik në shërbimet e tij, kurse arriti të triumfonte edhe në game-in e pestë, e që ishte vendimtar.
Kujtojmë se Djokovic kishte humbur setat e parë edhe në gjysmëfinale dhe çerekfinale, por më pas e kishte fituar ndeshjen. /Gazeta Express/