Finalizohet draft-ligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare, zv.ministrja falënderon KOK'un dhe Komunën e Prishtinës - Gazeta Express
string(116) "finalizohet-draft-ligji-per-organizimin-e-lojerave-mesdhetare-zv-ministrja-falenderon-kokun-dhe-komunen-e-prishtines"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/11/2024 17:46

Finalizohet draft-ligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare, zv.ministrja falënderon KOK’un dhe Komunën e Prishtinës

Sporte tjera

Gazeta Express

20/11/2024 17:46

Është finalizuar sot drafti i ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Kështu ka njoftuar zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Osmani falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë në realizimin e draft-ligjit.

Reagimi i plotë i Daulina Osmanit, pa ndërhyrje:

Sot finalizuam draftin e ligjit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, përmes një ndërmarrjeje të madhe e të përbashkët, do jenë pjesë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare.

Dokumenti do të përcjellet për votim në mbledhjen e radhës të Qeverisë dhe do të procedohet tutje për vlerësim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falenderoj shumë ICMG-në për mbështetjen, ndërsa Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës për kontributin e dhënë.

Falenderime të përzemërta për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces.

Advertisement
Advertisement
Advertisement