Fillojnë shakatë me McGregorin, pas nokautit që pësoi - Gazeta Express
string(52) "fillojne-shakate-me-mcgregorin-pas-nokautit-qe-pesoi"

Fillojnë shakatë me McGregorin, pas nokautit që pësoi

Sporte tjera

Gazeta Express

24/01/2021 8:44

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe njerëzit kanë filluar shakatë dhe reagimet në rrjetet sociale ndaj humbjes shokuese të Conor McGregor në UFC 257 ndaj Dustin Poirier.

Në raundin e dytë, amerikani shfrytëzoi rastin e tij dhe shkatërroi irlandezin, duke e rrëzuar në dysheme, para se arbitri Herb Dean të duhej të përfshihej për të përfunduar meçin.

Lexo Edhe:

Ishulli i Luftimeve i Abu Dhabit duhej të ishte nikoqir i rikthimit të madh të McGregor në Oktagon pas një viti largimi, por në vend të kësaj, ai u kthye në shpagim për Poirier, i cili ndreqi gabimin e tij në vitin 2014, kur u mund nga Notorious në raundin e parë.

Pasi u mund, njerëzit në rrjetet sociale nuk e kanë kursyer fare McGregorin, duke krijuar “memes” me fotografinë nga momenti i nokautit që pësoi.

Nga memet e gjumit tek pozat ikonike të Bernie Sanders, interneti, dhe në veçanti Twitteri po ia bën më të vështirë jetën irlandezit.

Pa dyshim që do të ketë shumë të reja në orët dhe ditët e ardhshme, por tani për tani, këtu janë disa nga më të mirat që kemi parë. /Gazeta Express/

p1espgeacv1g011v181k6518v03gsf.jpg
p1espgf25n1a3pv1o1dsussm10rbh.jpg
p1espgfl8mbpe84e1b391mf51tigj.jpg
p1espggbsqk3h99eeu011tn186ol.jpg
p1espki42mavo1d25cfg6c1vdb.jpg
p1espkilhlv19f72intlrus2d.jpg