Fillojnë hetimet pas dyshimeve për shitjen e mishit të kalit - Gazeta Express
string(60) "fillojne-hetimet-pas-dyshimeve-per-shitjen-e-mishit-te-kalit"

Gazeta Express

21/01/2020 21:52

Fillojnë hetimet pas dyshimeve për shitjen e mishit të kalit

Gazeta Express

21/01/2020 21:52

U raportua se po shitet mish kali në Kosovë, institucionet po hetojnë rastin.

Në Japoni, është krejt e zakonshme që njerëzit të ushqehen me mish kali.

Lexo Edhe:

Madje thuhet se japonezët e pëlqejnë mishin e kalit po aq sa edhe sushin; ushqimin tradicional te tyre.

Ata e preferojnë të prerë hollë dhe të papjekur.

Por në Kosovë një gjë e tillë as që mendohet.

Përpunimi i mishit të kalit është i ndaluar për shkak se nuk ka as thertore të kuajve.

E një rast i përdorimit të mishit të kalit në vend dhe shitja e tyre nga tregtarët kosovarë është raportuar nga një qytetar nga Ferizaji.

Ai ka pohuar se edhe suxhuku nëpër mishtoret e Kosovës përbëhet 50% nga mishi i kalit.

E pasi u publikua ky pretendim i këtij qytetari, institucionet e Kosovës u vunë në aksion.

Një ditë më vonë, në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se ende janë në fazën e hetimeve për rastin.

Sipas Thaçit, pasi që të merren informatat e plota për rastin nga ana e Policisë së Kosovës që po kryen hetimet, do të marrin masat e nevojshme.

E në një përgjigje për Televizionin, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se nuk mund të japin detaje nëse personi në fjalë është intervistuar.

Ai tha se po punohet në identifikimin e personave të cilëve dyshohet se iu është shitur mishi në fjalë.