FIBA lavdëron Kosovën, e përmend si shembull të mirë - Gazeta Express
string(51) "fiba-lavderon-kosoven-e-permend-si-shembull-te-mire"

FIBA lavdëron Kosovën, e përmend si shembull të mirë

Gazeta Express

12/05/2020 12:26

Federatat Kombëtare në të gjithë Evropën po gjejnë mënyra për të vazhduar t’i mbajnë vajzat aktive përmes basketbollit gjatë kohërave sfiduese për shkak të pandemisë Covid-19.

Njëra ndër Federatat që ka qenë më aktive, ishte edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, ku FIBA e ka përmendur si shembull për të mirë.

Lexo Edhe:

“Kosova ka qenë aktive në dhënien e mesazhit të programit, me fushatën e tyre në rrjetet sociale. Lojtaret u mblodhën virutualisht për ta ndihmuar njëra-tjetrën larg fushës”, thuhet në përshkrimin e FIBA-s për Kosovën.

Gjithashtu janë përmendur edhe shembuj nga Shqipëria, Lituania, Bjellorusia, Spanja dhe Serbia.

Vende të tjera që janë pjesë e fushatës kanë qenë gjithashtu krijuese për të qëndruar aktiv përkundër sfidave Covid-19.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale. 

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e dy vjet dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të vajzave.