FFM mbajti kuvendin e rregullt, mungoi gjuha shqipe!!! - Gazeta Express
string(50) "ffm-mbajti-kuvendin-e-rregullt-mungoi-gjuha-shqipe"

FFM mbajti kuvendin e rregullt, mungoi gjuha shqipe!!!

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 11:44

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, të shtunën, ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm të rregullt.

Në kuvendin vjetor kanë qenë të pranishëm 58 delegatë nga gjithsej 60.

Lexo Edhe:

Të gjithë këta miratuan pikat si: Llogarinë përfundimtare për vitin 2023, raportin nga revizori i pavarur për vitin 2023, raportin e Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2023, konfirmimin e vendimit për pezullimin e LFK Strumicë, miratimin e raportit nga presidenti dhe bordi drejtues i FFM-së, raportin nga administrata për përmbushjen e planeve strategjike dhe miratimin e buxhetit për vitin 2024.

Ajo që është për të habitur ka qenë mospërfillja e gjuhës shqipe në këtë kuvend.

Sikur të mos kishim përfaqësues tanë në FFM, dhe atë në pozita të larta, madje edhe i pari i FFM-së është në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend, atëherë do t’i fajësonim maqedonasit për padrejtësi.

Por, tani kur jemi të pranishëm me një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve pse injorohet gjuha shqipe!?

Që të jetë ironia edhe më e madhe, kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini në deklaratën e tij ka thënë se FFM është federatë moderne dhe progresive dhe se ky është qëllimi i të gjithëve!

Duket e paqartë se si një federatë mund të quhet moderne dhe përparimtare kur nuk respekton gjuhën shqipe, e cila shpeshherë është thënë se është zyrtare në këtë institucion, por në fakt nuk po del të jetë ashtu!!!

Shaban Sinani ka qenë ndër gazetarët e paktë shqiptarë që ka ndjek punimet e kuvendit vjetor të FFM-së, por ai nuk dëshiron të prononcohet për Open-TV lidhur me këtë temë.

Ky kuvend kaloi në shenjë të shënimit të 30-vjetorit të pranimit zyrtar të Futbollit të Maqedonisë në FIFA dhe UEFA dhe me këtë rast pati përfaqësues nga këto dy institucione të larta të futbollit evropian dhe botëror.