Festivale të muzikës! Festivale të stripave! Festivale të Europës! Ja krejt lista e javës. - Gazeta Express
string(86) "festivale-te-muzikes-festivale-te-stripave-festivale-te-europes-ja-krejt-lista-e-javes"

Arte

Gazeta Express

04/05/2026 10:49

Festivale të muzikës! Festivale të stripave! Festivale të Europës! Ja krejt lista e javës.

Arte

Gazeta Express

04/05/2026 10:49

Shpejt erdhëm deri te muaji maj. Tash e dy vite kemi fillu me Monday Marks dhe deri sot i kemi mbulu mbi 1400 ngjarje kulturore. Qe edhe lista e re me rekomandime t’reja se ku me shku e çka me bo? Linku për listën e plotë këtu

Kjo javë fillon me mot t’mirë dhe temperatura deri 27 gradë. Edhe axhenda e ngjarjeve kulturore po nxehet, me plot propozime nga muzika, letërsia, festivale, etj. Qe miksi jonë i ngjarjeve kryesore. 

Chopin Piano Fest Prishtina hap edicionin e 16-të me Duo Gazzana, ndërsa Filharmonia e Kosovës sjell Kuartetin e Krakovës për një mbrëmje të muzikës klasike. Në anën tjetër, skena alternative merr jetë me Jazz Catz në DefyThem dhe elektronikë në Kultura House Festival, që zhvendoset në tunelin e trenit në Arbëri.

Përtej muzikës, GRAN Fest mbledh emra të mëdhenj të novelës grafike, ndërsa Jehona Kicaj sjell një lexim letrar nga romani i saj i vlerësuar. Muaji i Manga në Libraria Dukagjini dhe baleti “ZËRI I SAJ”, i frymëzum nga Nexhmije Pagarusha, plotësojnë programin, që kulmon me aktivitete për Ditën e Europës në gjithë vendin, me koncert të Jehona Soit, Vesa Lumit dhe Jehona Reshitaj në Prishtinë dhe muzikën e Morricones në Tiranë.

Ishmenada!

Advertisement
Advertisement
Advertisement