Ferizaj e zyrtarizon trajnerin Arsim Abazi - Gazeta Express
string(42) "ferizaj-e-zyrtarizon-trajnerin-arsim-abazi"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 14:16

Ferizaj e zyrtarizon trajnerin Arsim Abazi

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 14:16

Ashtu siç e paralajmëroi paraditen e sotme “Gazeta Express”, Arsim Abazi do t’i prijë ekipit të Ferizajt në vazhdim të kampionatit.

Klubi i Superligës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili pak ditë më parë u nda me Dinamon e Ferizajt.

Abazi do ta pasojë Nevil Deden e larguar nga ferizajasit me objektiv që t’ia sigurojë këtij ekipi mbijetesën dhe të shkojë në finale, pse jo edhe ta fitojë Kupën e Kosovës dhe njëherësh ta sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Ferizaj nuk gjendet në pozitë dhe aq komode në Superligë, prandaj Abazin e pret një punë aspak e lehtë në shtatë xhirot e fundit të sezonit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement