Fejohet Feridja - vajza e Bekim Jasharit që e trashëgoi emrin e gjyshes, shkon tek varrezat në Prekaz - Gazeta Express
string(98) "fejohet-feridja-vajza-e-bekim-jasharit-qe-e-trashegoi-emrin-e-gjyshes-shkon-tek-varrezat-ne-prekaz"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 13:52

Fejohet Feridja – vajza e Bekim Jasharit që e trashëgoi emrin e gjyshes, shkon tek varrezat në Prekaz

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 13:52

Vajza e Bekim Jasharit, Feridja, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me fejesë.

Ajo po nis një kapitull të ri me Orgesin.

Lexo Edhe:

Lajmin e bëri të ditur vet Bekimi me anë të disa fotografive në rrjetet sociale.

Aty shihet se Feridja e cila mban emrin e gjyshes, në këtë ditë te veçantë, ka shkuar tek varrezat në Prekaz.

Postimi i plotë:

Vajza jonë Feridja, që me krenari mbanë emrin e gjyshes, pas përfundimit të studimeve si një studente dhe vajzë e mrekullueshme, po nis një kapitull të ri të jetës së saj bashkë me Orgesin.

Unë, bashkëshortja dhe gjithë familja jemi krenar me Feriden e re, kulturën dhe edukatën e lartë të saj, ashtu siç do të ishte edhe babushi Hamëza dhe nëna Feridja.

Familja jonë për çdo vit po rritet e zgjerohet duke përtrirë emrat e më të dashurve tonë të rënë për Liri dhe duke qenë mirënjohës ndaj gjithë bashkëkombasve tanë për nderin dhe respektin e ndersjelltë.

Vajza jonë Feride, urime fejesa me Orgesin, qofshi përherë të lumtur!