Federata e Volejbollit e zgjedh kryetarin e ri - Gazeta Express
string(46) "federata-e-volejbollit-e-zgjedh-kryetarin-e-ri"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/03/2021 23:44

Federata e Volejbollit e zgjedh kryetarin e ri

Sporte tjera

Gazeta Express

12/03/2021 23:44

Federata e Volejbollit e Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e Punës 2020 dhe Zgjedhor.

Për shkak të situatës pandemike dhe numrit të delegatëve, Kuvendi është mbajtur online.

Lexo Edhe:

Mbledhjen e Kuvendit të Punës e hapi kryetari Abedin Ibrahimi i cili falenderoi të gjithë delegatët për bashkpunimin gjatë kohës sa ishte në krye të FVK-së, për të kaluar me pjesen e raportimeve.

Në pjesen zgjedhore delegatët e pranishëm unanimisht votuan Bahri Gjinovcin për Kryetar të ri të FVK-së. Për nënkryetarë u zgjodhën Mimoza Shkodra Bislimi dhe Abedin Ibrahimi.

Në Bordin e ri u zgjodhën: Abedin Mehani, Halime Fetahu, Dibran Kastrati dhe Valon Xhafaj. /Gazeta Express/