Federata e Shahut e Kosovës do të kujtojë Mustafë Ibrahimin përmes turneut memorial të shahut, i cili do të mbahet më 28 tetor nga ora 17:00.
Në turneun e 12-të me radhë “Mustafë Ibrahimi” do të marrin pjesë 46 shahistë, ndërsa ky turne përkujtimor do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Sistemi i garave do të jetë zviceran me 11 xhiro / 3 minuta + 2 sekonda.
Gjithashtu, në turneun memorial që i dedikohet ish-shahistit, Mustafë Ibrahimi, do të ketë edhe shpërblime për pesë vendet e para. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...