Faqja e famshme e “Ellen Tv Show” në Instagram publikon ‘freestyle’-in e reperit shqiptar - Gazeta Express
string(85) "faqja-e-famshme-e-ellen-tv-show-ne-instagram-publikon-freestyle-in-e-reperit-shqiptar"

Faqja e famshme e “Ellen Tv Show” në Instagram publikon ‘freestyle’-in e reperit shqiptar

Rozë

Gazeta Express

22/01/2021 12:34

Reperi Don Xhon, ka interpretuar një ‘freestyle’ në emisionin e GjoniBlack, i cili është bërë viral në rrjetin social TikTok.

Shumë faqe e kanë rishperndarë atë, duke bërë që videoja e tij të klikohet 100 milionë herë vetëm në TikTok, ndërsa në Youtube ka arritur rreth 10 milionë shikime.

Lexo Edhe:

Së fundmi faqja e famshme “Ellen Tv Show”, e cila është një imitim mbi emrin e spektaklit, ka mbi tre milionë ndjekës, ka publikuar në llogiranë e saj videon e reperit nga Drenica.

“E dua këtë, etiketoni dikë që duhet ta dëgjojë”, kanë shkruar faqja në përshkrimin e videos.

Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme, vet reperi ka postuar një video e cila duket që është duke e xhiruar videoklipin e kësaj kënge.