Fantastike sot Distria Krasniqi, kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror - Gazeta Express
string(83) "fantastike-sot-distria-krasniqi-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-kampionatit-boteror"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2022 10:34

Fantastike sot Distria Krasniqi, kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2022 10:34

Distria Krasniqi po vazhdon me formë fantastike sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.