Fansat mendojnë se e dinë arsyen e vërtetë pse Tyson Fury u tërhoq papritur nga boksi - Gazeta Express
string(85) "fansat-mendojne-se-e-dine-arsyen-e-vertete-pse-tyson-fury-u-terhoq-papritur-nga-boksi"

Fansat mendojnë se e dinë arsyen e vërtetë pse Tyson Fury u tërhoq papritur nga boksi

Sporte tjera

Gazeta Express

13/01/2025 16:59

Fury njoftoi tërheqjen e tij përfundimtare nga boksi të hënën.

Fansat e boksit besojnë se kanë zbuluar arsyen e vërtetë pas tërheqjes së papritur të Tyson Fury-t, të bërë publike përmes një videoje të hënën pasdite.

Lexo Edhe:

36-vjeçari Fury, në një postim në rrjetet sociale, njoftoi vendimin e tij për të lënë boksin pas një karriere legjendare. Britaniku vjen pas dy humbjeve radhazi ndaj kampionit Oleksandr Usyk.

Pas njoftimit, fansat janë të bindur se kanë kuptuar arsyen e vërtetë që e shtyu Fury-n drejt tërheqjes.

Menjëherë pas humbjes së tij të dytë kundër Usyk, fansat nisën të kërkojnë përballjen e shumëpritur me rivalin britanik Anthony Joshua, i cili gjithashtu ka humbur dy herë ndaj kampionit ukrainas.

Në mes të raportimeve se kjo përballje mund të realizohej më në fund, Fury njoftoi tërheqjen e tij papritur, duke bërë që fansat të mendojnë se ai po shmang përballjen me rivalin e tij britanik.

Një fans i boksit reagoi ndaj njoftimit të Fury-t duke shkruar:

“Tyson Fury shmangu ANTHONY JOSHUA gjatë gjithë karrierës së tij – madje edhe kur ishte në kulmin e tij dhe AJ në momentet më të ulëta, duke na mohuar një përballje legjendare të peshave të rënda. Ai iku kur kishte gjithçka për të humbur dhe iku kur nuk kishte asgjë për të humbur”.

Një kritik tjetër shkroi:

“Kështu që Fury shmang AJ, një kundërshtar i rrezikshëm, për herë të fundit. Fury zgjodhi me kujdes kundërshtarët gjatë gjithë karrierës së tij, duke mashtruar fansat e tij në këtë rrugë, vetëm për t’u zbuluar kur luftoi me kundërshtarë të vërtetë. Një fund i përshtatshëm për një karrierë farsë.”

Joshua, i cili vjen pas një humbjeje me nokaut nga kampioni i IBF Daniel Dubois, ka folur hapur për dëshirën e tij për t’u përballur me Fury-n në javët e fundit.

Por tani duket se Fury nuk është i interesuar, duke thënë në videon e tij të tërheqjes:

“Përshëndetje të gjithëve, do ta prej këtë shkurt dhe shqip. Dua të njoftoj tërheqjen time nga boksi. Ka qenë një aventurë fantastike. Kam dashur çdo minutë të saj”.

Megjithatë, jo të gjithë fansat janë të bindur se kemi parë të fundit e Fury-t në ring, me një fans që shkroi:

“Tyson Fury po tërhiqet derisa t’i ofrohet një përballje me mega para AJ… surprizë.”

Njoftimi i papritur i së hënës nuk është hera e parë që kampioni dy herë pretendon se po tërhiqet. Në prill 2022, pasi mposhti bashkëkombasin Dillian Whyte, Fury u tha fansave se po tërhiqej.

Por vetëm gjashtë muaj më vonë, Fury u kthye për t’u përballur me ish-rivalin dhe mikun e tij të ngushtë Derek Chisora në stadiumin e Tottenham Hotspur. /GazetaExpress/