Familja Abazi një javë pas tragjedisë, kush ia premtoi ndërtimin e një shtëpie dhe riparimin e dy tjerave - Gazeta Express
string(103) "familja-abazi-nje-jave-pas-tragjedise-kush-u-premtoi-ndertimin-e-nje-shtepie-dhe-riparimin-e-dy-tjerave"

Familja Abazi një javë pas tragjedisë, kush ia premtoi ndërtimin e një shtëpie dhe riparimin e dy tjerave

Gentiana Hasani

03/12/2019 16:04

Gjashtë jetimët e familjes Abazi, shumë shpejt pritet të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja. Ndërtimin e tyre do ta mundësojë hoxha i Tiranës Elvis Naçi. Punimet parashihet të nisin të shtunën. Ndërkohë e pamja për dy vëllezërit Isa e Shemsedin Abazi që humbën jetën në tërmetin që e goditi Shqipërinë, në 26 nëntorin e këtij viti, po vazhdon ende. Express ka qëndruar sot në shtëpinë e tashmë të ndjerëve dhe ju sjellë rrëfimin nga atje

Gentiana HASANI

Lexo Edhe:

Pranë shtëpisë dykatëshe të Isa Abazit, në fshatin Livoç të Gjilanit gjenden disa pajisje të veturave. Ato, tashmë i ndjeri, për muaj me radhë i kishte grumbulluar në Shqipëri për një arsye të vetme: t’i shesë pastaj në garazhet që rregullojnë vetura.

E pamja për dy vëllezërit Abazi, fshati Livoç-Gjilan

Këtë punë, Isa Abazi bashkë me vëllanë e tij, Shemsedinin, po e bënin që disa vite. Me paratë të cilat i fitonin nga kjo punë, këta dy vëllezër mbanin familjet.

Por, ato pajisje tash kanë mbetur ashtu, të paprekura.

Të dy vëllezërit gjetën vdekjen pas tërmetit që e goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 tetorit të këtij viti, derisa po qëndronin në njërin nga hotelet e Durrësit. Ata u varrosën një ditë pas, në varrezat e fshatit Livoç. Familjet e të ndjerëve jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e vëllezërve Abazi. Kjo familje e ka vazhduar edhe për disa ditë të pamen për djemtë e tyre.

Shtëpia e familjes Abazi, Livoç

E ishin me dhjetëra njerëz që sot ua kishin mësyrë dyerve të shtëpisë së dy vëllezërve që gjetën vdekjen nga tërmeti në Durrës. Shumë nga ta ofronin ndihma për familjet e të ndjerëve.

Gjendja e shtëpisë në të cilën banojnë prindërit e vëllezërve Abazi

Njëri nga familjarët e Shemsedinit dhe Isa Abazit, tregoi për Express se qytetarët në masë të madhe janë duke u dalë në ndihmë këtyre familjeve.

Akumulatorët e veturave të cilat i kishin blerë në Shqipëri vëllezërit Abazi

“E kemi vazhduar të pamën edhe për disa ditë. Interesimi i qytetarëve për të shprehur ngushëllime është i madh. Në ndihmë po na vijnë shumë persona. Këta jetimë kanë mbetur në gjendje të rëndë ekonomike. Pa baba, e në kushte të vështira”, rrëfen për gazetën njëri nga familjarët e viktimave.

E shtëpitë e Shemsedin e Isa Abazit tashmë të ndjerë nuk i plotësonin as kushtet minimale për jetesë. Ato ishin të pameremetuara, me dhoma të cilat ishin mbuluar nga myku.

E pamja

Por në ndihmë për këto familje tashmë është vënë hoxha nga Shqipëria, Elvic Naçi. Ai tashmë do ta ndërtojë nga fillimi shtëpinë e prindërve të dy vëllezërve të ndjerë, si dhe do t’i riparojë të dy shtëpitë e Isa e Shemsedin Abazit.

Punimet do të nisin porsa të përfundojë e pamja për këta vëllezër.

Kështu deklaruan për Express familjarët e të ndjerëve.

Dhoma e shtëpisë së Isa Abazit

“Shtëpitë na ka thanë Elvis Naçi se do të na i ndërtojë. Sot ishin këtu ata ekspertët për me pa se si do të fillojnë ndërtimet dhe kur. Na thanë që porsa të përfundojë e pamja do t’i fillojnë ndërtimet. E falënderojmë përzemërsisht hoxhën e Tiranës”, thotë familja.

Shtëpia e Shemsedin Abazit

Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.

Shtëpia e Shemsedin Abazit

Nga tërmeti që goditi Shqipërinë deri më tani janë konfirmuar 51 viktima dhe mbi 900 të lënduar. /GazetaExpress/