Eurodeputeti holandez ‘‘shpreson’’ se një nga 5 vendet mosnjohëse do ndryshojë qëndrim: Po fshihen pas njëra-tjetrës - Gazeta Express
string(111) "eurodeputeti-holandez-shpreson-se-nje-nga-5-vendet-mosnjohese-do-ndryshoje-qendrim-po-fshihen-pas-njera-tjetres"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 19:40

Eurodeputeti holandez ‘‘shpreson’’ se një nga 5 vendet mosnjohëse do ndryshojë qëndrim: Po fshihen pas njëra-tjetrës

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 19:40

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë një shtet i BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, shpreson që këtë do ta bëjë së shpejti.

“Te çështja e pesë vendeve mosnjohëse, unë vërtetë shpresoj se njëra prej tyre së shpejti do ta marrë vendimin për njohje dhe kjo mbase do t’i bindte ato katër tjerat. E ndjej se ka një lloj loje të fshehjes, pas njëra-tjetrës, ku njëra thotë ‘po duhet të mendojmë për këtë’”, tha ai në KlanKosova.

“Kështu që nëse një vend lëviz drejt njohjes, shpresoj që kjo të ndodh këtë vit, mund të shohim edhe vendet tjera që e kuptojnë se mbajtja e pozicionit bllokues nuk mund të mbahet dhe nuk duhet mbajtur edhe më gjatë”, potencoi eurodeputeti Reuten në Info Magazine në Klan Kosova. /

Advertisement
Advertisement
Advertisement