Erzeni dhe Skënderbeu e fitojnë ligën “Gjergj Kastrioti” - Gazeta Express
string(54) "erzeni-dhe-skenderbeu-e-fitojne-ligen-gjergj-kastrioti"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2023 9:39

Erzeni dhe Skënderbeu e fitojnë ligën “Gjergj Kastrioti”

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2023 9:39

Pallati i Rinisë dhe i Sportit në Prishtinë ka qenë arenë e një spektakli të volejbollit, ku u zhvilluan ndeshjet finale të ligës “Gjergj Kastrioti”, ku u përfshinë skuadrat nga Kosova dhe ato nga Shqipëria.

Pas një ndeshjeje dramatike, në finalen e vajzave, ekipi i Skënderbeut triumfoi ndaj Skënderajt 3:2 në sete.

Lexo Edhe:

Në finalen e meshkujve, Erzeni fitoi ndaj Partizanit, 3:0 në sete.

Ndeshjen nga afër e ndoqi edhe kryeministri Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili ndau medaljet për Skënderajn, nënpresidentët Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi e  Mimoza Shkodra Bislimi, që ndau medaljet për Erzenin, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtuesit KOKSh-it, me presidentin Fidel Ylli, drejtuesit e FVK me Bahri Gjinovcin e krerët e FSHV etj. /Gazeta Express/