Angelina Jolie paditi FBI-në, pretendon se favorizoi Brad Pitt-in pas akuzave për dhunë në familje - Gazeta Express
string(97) "angelina-jolie-paditi-fbi-ne-pretendon-se-favorizoi-brad-pitt-in-pas-akuzave-per-dhune-ne-familje"

Angelina Jolie paditi FBI-në, pretendon se favorizoi Brad Pitt-in pas akuzave për dhunë në familje

Rozë

Gazeta Express

17/08/2022 17:09

Angelina Jolie dyshohet se ka paditur FBI-në pasi hetimi për ish burrin e saj, Brad Pitt u mbyll. Angelina pretendonte se Pitt kishte dhunuar fëmijët e tyre teksa po fluturonin në një avion privat. Në padi, kërkohet që FBI-ja të dorëzonte dokumentet në lidhje me hetimin ndaj ish burrit të saj.

Në padi, Jolie u ankua për mungesë transparence në lidhje me arsyen e mbylljes së hetimit. Aktorja pretendon se ish partneri i saj i hodhi birrë gjatë fluturimit dhe se ishte lënduar gjatë një konfrontimi fizik. Në fakt, emri i paditëses është Jane Doe, pas të cilit thuhet se qëndron Angelina.

Lexo Edhe:

Burime pranë aktorit besojnë se Jolie e ngriti padinë vetëm për të tërhequr vëmendjen ndaj akuzave kundër Brad. Jolie dhe Pitt, martesa e të cilëve mori fund në vitin 2016, janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, 21 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 14 vjeç, vajzat Shiloh, 16, Zahara, 17 dhe djalin Pax, 18 vjeç. /abcnews.al

Angelina en famille: Ish-çifti ndan Maddox, 21, Pax, 18, Zahara, 17, Shiloh, 16, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 14; fotografuar në vitin 2019 me nënën e tyre