EMRI+FOTO/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar - Gazeta Express
string(54) "emrifoto-ndahet-nga-jeta-kompozitori-i-njohur-shqiptar"

EMRI+FOTO/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 20:59

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare kompozitori i mirënjohur i qindra këngëve për fëmijë e të rritur, popullore apo dhe qytetare, Nikollaq Bulo.

Bulo mban autoresine e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja, është kompozitor i mirënjohur në shkallë vendi dhe pjesëmarrës si i tillë ne shumë prej festivaleve të RTSH. Ai është nismëtari i festivaleve për fëmijë e të rritur në Fier.

Lexo Edhe:

Jeta e trazuar në sistemin diktatorial, nuk mundi të frenonte talentin dhe pasionin e Nikollaq Bulos si një muzikant i talentuar dhe lider në qytetin myzeqar .

Bulo mban titujt e lartë: Nderi i Qarkut Fier dhe vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri”.