EMRI/ Dogji tre automjete, arrestohet autori në Shkodër, momenti kur largohet me biçikletë - Gazeta Express
string(87) "emri-dogji-tre-automjete-arrestohet-autori-ne-shkoder-momenti-kur-largohet-me-biciklete"

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2024 10:59

EMRI/ Dogji tre automjete, arrestohet autori në Shkodër, momenti kur largohet me biçikletë

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2024 10:59

Policia e Shkodrës ka zbardhur djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi Frank Ndoja (Bibaj, Kasneci), 48 vjeç, banues në Shkodër.

Lexo Edhe:

Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.