EMRAT/ Qëlloi për vdekje me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi, shpallet në kërkim kamarieri në Sarandë - Gazeta Express
string(105) "emrat-qelloi-per-vdekje-me-thike-41-vjecarin-per-nje-vend-parkimi-shpallet-ne-kerkim-kamarieri-ne-sarande"

EMRAT/ Qëlloi për vdekje me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi, shpallet në kërkim kamarieri në Sarandë

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2022 20:14

Ditën e sotme një person në Sarandë humbi jetën si pasojë e një sherri me thika.

Viktima është identifikuar si Klodian Bakia, 41-vjeç, banues në Tepelenë.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve Bakia u godit me thikë në zemër nga Xhanelo Tarja.

Viktima ka parkuar para restorantit ku Tare punonte si kamarier

Pasi kanë debatuar për lirimin e vendit të parkimit Tare e ka qëlluar dy herë me thikën e restorantit 41-vjeçarin.

Policia po punon për kapjen e autorit.

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.