Elseid Hysaj drejt largimit nga Lazio - Gazeta Express
string(37) "elseid-hysaj-drejt-largimit-nga-lazio"

Elseid Hysaj drejt largimit nga Lazio

Futboll

Gazeta Express

27/03/2024 9:00

Me të përfunduar ky edicion, pritet edhe përfundimi i ekperiencës së Elseid Hysajt tek skuadra e Lazios.

Këtë e thonë mediat italiane, duke raportuar se tashmë shqiptari e ka njoftuar klubin nga Roma për vendimin e tij për tu larguar në fund të sezonit.

Lexo Edhe:

Mësohet se Hysaj ka kërkuar largimin pas dorëheqjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e transferoi te Lazio nga Napoli.

Lazio synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn. Ai me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.