Ekspertja ndërkombëtare: Serbia mund të përdorë metoda ruse në zgjedhjet e 7 qershorit - Gazeta Express
string(85) "ekspertja-nderkombetare-serbia-mund-te-perdore-metoda-ruse-ne-zgjedhjet-e-7-qershorit"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 13:00

Ekspertja ndërkombëtare: Serbia mund të përdorë metoda ruse në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 13:00

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ka organizuar Forumin 2026 me temën “Integriteti Zgjedhor përballë Kërcënimeve Hibride: Implikimet e Sigurisë nga Ndërhyrja e Huaj”, ku ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë diskutuan për rreziqet që paraqesin ndërhyrjet hibride dhe dezinformimi në proceset zgjedhore.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se rastet e fundit në Evropë kanë dëshmuar pasojat serioze të ndërhyrjeve hibride dhe rëndësinë e masave parandaluese.

Ai theksoi se neutralizimi i ndërhyrjeve të Serbisë në proceset zgjedhore në Kosovë nuk është vetëm detyrë institucionale, por edhe kontribut i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Nga Policia e Kosovës, Vwllaznim Sordolli tha se policia është duke ndërmarrë veprime konkrete për t’u përballur me sfidat e sigurisë zgjedhore.

Ai shtoi se hetuesit policorë dhe prokurorët janë të angazhuar në terren para dhe gjatë zgjedhjeve për të reaguar menjëherë ndaj parregullsive eventuale.

Ndërkaq, eksperti nga Hibrid.info, Festim Rizanaj, foli për narrativat dezinformuese gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas tij, një pjesë e narrativave lidhen me pretendimet për “terror institucional”, “arrestime politike”, manipulim të procesit zgjedhor dhe ndikimin e votës së diasporës në rezultatet zgjedhore.

Ai tha se këto narrativa në gjuhën serbe depërtojnë edhe në sferën digjitale dhe sistemet e inteligjencës artificiale.

Për sinkronizimin ruso-serb në ndërhyrjet zgjedhore foli edhe Dr. Iryna Synelnyk, e cila tha se ndërhyrja ruse në zgjedhje është strategji afatgjatë që synon dëmtimin e demokracisë përmes dezinformimit dhe implikimit në proceset zgjedhore.

Ajo paralajmëroi se ekziston probabilitet i lartë që Serbia të tentojë të ndikojë në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë duke përdorur metoda të ngjashme me ato të përdorura nga Rusia në vende të tjera.

Sipas saj, institucionet duhet të punojnë më shumë për parandalimin e këtyre sulmeve dhe për vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me kërcënimet hibride. /Kosovapress

Advertisement
Advertisement
Advertisement