Ekipi Olimpik i xhudos e nis vitin me Mastersin e Dohas, Majlinda rikthehet pas një viti - Gazeta Express
string(87) "ekipi-olimpik-i-xhudos-e-nis-vitin-me-mastersin-e-dohas-majlinda-rikthehet-pas-nje-viti"

Ekipi Olimpik i xhudos e nis vitin me Mastersin e Dohas, Majlinda rikthehet pas një viti

Sporte tjera

Gazeta Express

10/01/2021 17:38

Ekipi Olimpik i xhudos do ta nisë vitin me Mastersin e Dohas së Katarit, që mbahet prej nesër, 11 janar deri më 13 janar, me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi që rikthehet në garë pas më shumë së një viti.

Pesë garuesit e vetëm të Kosovës që ndodhen brenda normës Olimpike Tokyo 2020 , Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) do të synojnë ta nisin vitin 2021 me medalje dhe njëkohësisht të fitojnë pikë të reja olimpike, në përpjekje për të mbetur në binarë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të Tokios.

Lexo Edhe:

Në Mastersin e Dohas marrin pjesë vetëm garuesit e renditur në top 30-she në kategoritë e tyre përkatëse, që tregon se shumica e xhudistëve do të jenë pjesëmarrës edhe në Tokio 2020, raporton Gazeta Express.

Kampionia Olimpike, Kelmendi, që rikthehet në gara pas 14 muajsh, garon nesër bashkë me Distrian dhe Noran.

Dy herë kampionia e botës, Kelmendi, në raundin e parë takohet me rumunen Andrea Chitu, derisa Gjakova e Krasniqi, raundin e parë e kalojnë pa luftëra.

Akilin në tatamin e Dohas do ta shohim të martën, ku përballë do të ketë Somon Makhmadbekovin e Taxhikistanit.

Loriana lufton të mërkurën dhe në raundin e parë takohet me Sarah Myriam Mazouz të Gabonit./Gazeta Express/