Edy Reja mund të marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A - Gazeta Express
string(55) "edy-reja-mund-te-marre-drejtimin-e-skuadres-nga-serie-a"

Edy Reja mund të marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 18:45

Edoardo Reja mund të rikthehet sërish në punën e trajnerit. Sipas raportimeve nga Italia, ai është i lidhur me Udinesen.

Klubi italian pritet të ndajë rrugët me trajnerin, Gabriele Cioffi, shkaku i rezultateve të dobëta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kësisoj, Udinese po kërkon një trajner për të shpëtuar sezonin duke siguruar mbijetesën në Serie A.

Skuadra nga Udine momentalisht është në pozitën e 17-të me 28 pikë të grumbulluara.

Mes emrave favorit për të zëvendësuar Cioffin është shfaqur edhe ai ish-trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë.

Kontaktet mes palëve ekzistojnë, por ende nuk ka diçka konkrete.

78-vjeçari është pa skuadër që nga prilli i vitit të kaluar, kur u largua nga skuadra sllovene, Gorica.

Gjatë karrierës së tij, Edy Reja ka drejtuar skuadrat e njohura si Bologna, Lecce, Torino, Cagliari, Napoli, Lazio, Hajduk Splitt, Atalanta, etj. /Gazeta Express/