Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Jam duke dhënë gjithçka për Juventusin - Gazeta Express
string(75) "edon-zhegrova-pas-fitores-ndaj-pisas-jam-duke-dhene-gjithcka-per-juventusin"

Sport

Gazeta Express

27/12/2025 23:14

Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Jam duke dhënë gjithçka për Juventusin

Sport

Gazeta Express

27/12/2025 23:14

Pas fitores 2-0 të Juventusit ndaj Pisas, Edon Zhegrova u shpreh përpara mediave mbi paraqitjen e tij dhe punën që po bën me trajnerin Luciano Spalletti.

“E rëndësishme është që i gjithë grupi ishte i bashkuar edhe para se të hyja unë në lojë. Unë dua t’i vë në dispozicion grupit aftësitë e mia, por Juventusi ishte kompakt gjatë gjithë ndeshjes,” tha Zhegrova.

Ylli kosovar shtoi se trajneri Spalletti po e ndihmon të përmirësohet edhe në aspektin mbrojtës:
“Spalletti po përpiqet të më ndihmojë të përmirësohem edhe në mbrojtje, edhe pse te klubet e mëparshme mbrojtja ishte diçka që gjithmonë më kërkohej dhe e bëja, sepse e di që në futbollin modern është e rëndësishme të luash si sulmues dhe mbrojtës.”

Zhegrova gjithashtu foli për situatën e tij fizike:
“Nuk mund të jem gjithmonë 100% i gatshëm; kam qenë jashtë shumë, nuk kam luajtur shumë në fillim të sezonit, por tani po jap maksimumin tim për skuadrën.”

Me këtë paraqitje solide, Zhegrova po konfirmon rëndësinë e tij në Juventus dhe po ndihmon ekipin të ngjitet në vendet e larta të Serie A. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement