Edi Rama e ftoi për deputete, flet inxhinierja Luljeta Bozo - Gazeta Express
string(58) "edi-rama-e-ftoi-per-deputete-flet-inxhinierja-luljeta-bozo"

Edi Rama e ftoi për deputete, flet inxhinierja Luljeta Bozo

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 9:25

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres së njohur Luljeta Bozo për të kandiduar si deputete nën siglën e PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentar.

Inxhinierja Bozo konfirmon se e ka pranuar ftesën e kryeministrit, duke u bërë kështu emri më i ri që i bashkohet Partisë Socialiste dhe pse në një moshë relativisht të madhe.

Lexo Edhe:

‘Kam vendosur që ta pranoj ftesën, opinioni i gjerë më thotë se duhet të jesh në Kuvend’, ka thënë Bozo për Fax News.

Bozo tregon se kreu i qeverisë e ka ftuar gjatë ditës së djeshme në një takim, dhe krejt papritur i ka propozuar që ti bashkohet ekipit të tyre në zgjedhjet e ardhshme. Inxhinierja tha se fillimisht ajo ka hezituar për shkak të moshës së saj, por më tej ka vendosur që ta pranojë ofertën e bërë.

Inxhinierja Bozo, e cila fitoi një popullaritet të madh pas tërmetit të Nëntorit të 2019-tës thotë se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike, pasi për të nuk ka pasur asnjë rëndësi pjesë e përfitimit financiar që merr nga ky angazhim.

Pjesë nga deklarata e Bozos

Ftesa ishte e papritur për mua, ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, kështu që dje patëm një takim me zotin kryeministër, unë hezitova për disa arsye, që lidhet me moshën, pavarësisht se truri punon akoma në rregull.

Jam e qartë në gjërat që kërkoj, nuk e prisja si propozim, duke parë konsideratën që kanë njerëzit për mua, vendosa që ta pranoj. Nuk jam anëtare e asnjë partie, për mua leku nuk është kryesori në jetë, duam që tiu shërbehet njerëzve.

Jo nuk kemi folur se ku do të kandidoj, unë mendova se takimi ishte për pjesën e rindërtimit, kur atje doli dhe ky propozim, nuk e pyeta fare se ku do të kandidojë. Atje m’u mbush mendja që të pranoja për këtë propozim.

Kujtojmë se Bozo është emri i dytë surprizë në listat e PS-së, ku vetëm 24-orë më parë u konfirmua se shefja e Infektivit Najada Çomo do të kandidojë për deputete në tiranë nga kampi i socialistëve.