Edhe pse në retrogradë, Bora Zemani nuk ndalet - Gazeta Express
string(45) "edhe-pse-ne-retrograde-bora-zemani-nuk-ndalet"

Yjet

Gazeta Express

04/05/2023 21:23

Edhe pse në retrogradë, Bora Zemani nuk ndalet

Yjet

Gazeta Express

04/05/2023 21:23

Bora Zemani ka postuar disa fotografi ku shfaqet pa grim

Prezantuesja dhe aktorja Bora Zemani është shfaqur me një set fotografish në Instagram, derisa poshtë tyre ka shkruar në anglisht.

“Qëndroni të bashkuar, as retrograde e Merkurit nuk mund të ju lë në hije”, ka shkruar ajo.

Retrogradë e Mërkurit do të thotë kur në një shenjë të horoskopit Mërkuri ndikon në rrjedhën normale të jetës. Rrjedha në retrogradë nënkupton një përjashtim, apo ndoshta një sfidë me të cilën do të përballeni, duke prishur ndjenjat e normalitetit.

Nuk dihet se në cilën shenj të horoskopit bën pjesë Bora, por për muajin maj në retrogradë është shenja e Akrepit, ku sipas astrologëve Jupiteri në Pluton do t’ju bëjë të mendoni më të keqen për veten tuaj, “pasi ju duket se keni gërmuar një plagë të vjetër dhe tani gjithçka që mund të mendoni është se si e keni krijuar atë, si e bëtë këtë gjë të tmerrshme dhe si duhet ta paguani gabimin tuaj”.

Çfarë plage të vjetër duhet të këtë gërmuar Bora, ndoshta më vonë ajo do ta tregojë? /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement