Edhe pse legjendë e Barçës, Fabregasi nuk është kundër drejtimit të Realit - Gazeta Express
string(73) "edhe-pse-legjende-e-barces-fabregasi-nuk-eshte-kunder-drejtimit-te-realit"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 18:22

Edhe pse legjendë e Barçës, Fabregasi nuk është kundër drejtimit të Realit

Futboll

Gazeta Express

12/05/2026 18:22

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të drejtojë Real Madridin.

Fabregas, i cili u formua në akademinë “La Masia” dhe më pas u rikthye te Barcelona si lojtar, ka lidhje të forta me klubin katalanas, por nuk u shfaq kundër idesë për të trajnuar rivalët madrilenë në të ardhmen.

Ish-mesfushori spanjoll ka bërë punë të shkëlqyer me Comon në Serie A, duke siguruar kualifikimin e parë europian në historinë e klubit.

Për shkak të suksesit të tij, klube të mëdha si ish-skuadra e tij Chelsea dhe Real Madridi janë përmendur si admirues të punës së tij.

Megjithatë, në një intervistë për “Cadena Cope”, Fabregasi la të kuptohet se nuk planifikon të largohet së shpejti.

“Jam aksionar në klub, pashë një projekt për të nisur karrierën si trajner, kam kontratë dhe jam shumë i qetë. Jam në një vend që më ndihmon të rritem dhe jam shumë i lumtur. Unë jam ai që bëj transferimet,” deklaroi ai.

Sa i përket trajnerëve që admiron, Fabregasi veçoi Luis Enrique për punën e tij në dy vitet e fundit, por tha se trajneri me të cilin do të kishte dashur më shumë të punonte si lojtar ishte Carlo Ancelotti, duke vlerësuar anën njerëzore të italianit.

Fabregas shtoi se nuk ka “vija të kuqe” në karrierën e tij, përveç faktit që nuk dëshiron të jetë ndihmës trajner.

“Nuk kam një vijë të kuqe. E vetmja gjë për të cilën kam qenë gjithmonë i qartë është se nuk dua të jem ndihmës trajner. Dua të jem trajner kryesor. Për pjesën tjetër, as nuk e kam menduar apo konsideruar ende,” tha ai.

Ai komentoi edhe incidentin mes Xabi Alonsos dhe Vinicius Juniorit gjatë “El Clasicos”, duke theksuar rëndësinë e ekipit mbi individin.

“Askush nuk është më i madh se skuadra, askush nuk është më i fortë se skuadra dhe askush nuk është mbi skuadrën,” u shpreh Fabregasi.

Në fund, ai foli edhe për talentin Nico Paz, duke thënë se një tjetër sezon te Como do t’i bënte mirë zhvillimit të tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement