Edhe Ministria e Sportit reagon ndaj trajnerit që shfaqi ndaj vajzës së tij garuese - Gazeta Express
string(83) "edhe-ministria-e-sportit-reagon-ndaj-trajnerit-qe-shfaqi-ndaj-vajzes-se-tij-garuese"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/11/2024 11:45

Edhe Ministria e Sportit reagon ndaj trajnerit që shfaqi ndaj vajzës së tij garuese

Sporte tjera

Gazeta Express

11/11/2024 11:45

Edhe Ministria e Sportit ka reaguar ndaj trajnerit Valmir Fetiu, i cili shfaqi dhunë ndaj vajzës së tij garuese në Evropianin për fëmijë që u mbajt në Tiranë.

Trajneri nga Suhareka shihet duke i rënë shpullë vajzës së tij dhe duke e kapur dhunshëm pasi ajo u mposht nga një moshatare serbe, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

MKRS-ja e dënoi incidentin e trajnerit të taekwondos, përmes zëvendës ministres Daulina Osmani, e cila tha se veprimi i tij është i papranueshëm dhe se s’ka të bëjë asgjë me sportin.

Për këtë veprim të vrazhdë, Valmir Fetiu u suspendua nga të gjitha garat vendore dhe ndërkombëtare sot nga Federata Evropiane e këtij sporti luftarak. /Gazeta Express/