Me të ardhur merkato e verës, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe CSKA Sofias, Lumbardh Dellova ka dalë në qendër të vëmendjes së shtypit ukrainas.
Sipas mediumeve atje, Dellova është afër kalimit te një klub i madh ukrainas.
Më konkretisht, gazetari ukrainas Alex Ivanchenko, raporton se Lumbardh Dellova është afër transferimit te Dynamo Kyiv.
Mbrojtësi i CSKA-së është monitoruar prej kohësh nga klubi 17 herë kampioni i Ukrainës.
Ndërsa, sipas “TransfersFeed”, flitet se transferimi i tij në Ukrainë mund të kushtojë 950 mijë euro.
Dellova është pjesë e CSKA Sofias që dy sezone, ku kaloi nga Ballkani, pas shpalljes tri herë kampion me skuadrën nga Suhareka në Superligën e Kosovës.
Dellova ishte transferuar për 350 mijë euro në Bullgari, teksa më parë kishte luajtur edhe për Hajduk Splitin, Prishtinën, Lirinë e Slovan Ljubljanën.
Mbrojtësi është i ftuar te kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore të ditëve në vazhdim
27-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës që udhëton për në Çeki më 31 maj, dhe më pas që do të luajë ndaj Andorrës në Prishtinë, një javë më vonë, më 7 qershor./GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...