Edhe dy sporte të tjera i suspendojnë rusët dhe bjellorusët - Gazeta Express
string(59) "edhe-dy-sporte-te-tjera-i-suspendojne-ruset-dhe-bjelloruset"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2022 14:45

Edhe dy sporte të tjera i suspendojnë rusët dhe bjellorusët

Sporte tjera

Gazeta Express

02/03/2022 14:45

Sporti po vazhdon ta godasë Rusinë nga të gjitha anët.

Triatloni dhe Kajaku janë dy sportet e radhës që ia kanë dhënë një shpullë sportit rus, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, Federatat Ndërkombëtare të këtyre dy sporteve kanë vendosur që, pas rekomandimeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, t’i përjashtojë garuesit rusë dhe bjellorusë nga të gjitha garat e këtij sezoni.

Gjithashtu këto dy sporte kanë vendosur që asnjë garë të mos mbahet në këto dy vende.

Vendimi është i prerë, por nuk dihet se deri kur do të zgjasë ai.

Sporte të ndryshme e kanë pezulluar Rusinë, e cila po mundohet ta pushtojë Ukrainën, dhe Bjellorusinë, si bashkëpunëtore të saj.

Gjithashtu, është vendosur që këto dy vende të mos organizojnë gara deri në një afat të pacaktuar.

Shumë evente të rëndësishme, përfshirë këtu edhe finalen e Ligës së Kampionëve dhe gara e Formula 1, të parapara të mbahen në Rusi, janë anuluar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement