Edhe dy lojtarë të Premierligës pozitivë me koronavirus - Gazeta Express
string(55) "edhe-dy-lojtare-te-premierliges-pozitive-me-koronavirus"

Edhe dy lojtarë të Premierligës pozitivë me koronavirus

Gazeta Express

14/06/2020 9:08

Janë shënuar edhe dy raste pozitive me koronavirus në Premierligë, pas rundit më të fundit të testimit për Covid-19 në ligën elitare angleze.

Norwich ka konfirmuar se njëri prej rasteve pozitive është një futbollist i tij dhe se lojtari në fjalë do të vetizolohet për shtatë ditë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në përgjithësi, 1.200 teste janë kryer më 11 dhe 12 qershor, para rifillimit të sezonit më 17 qershor.

Këto dy raste të reja e çojnë në 16 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive me Covid1-9 në Premierligë, nga 8.687 teste sa janë kryer deri tani.

Kjo përbën një rritje të lehtë të rasteve pozitive, pasi në katër rundet e kaluara të testimit ishin vetëm dy raste pozitive me koronavirus.

Norwich konfirmoi se futbollisti i vet do të vetizolohet për shtatë ditë por nuk e bëri të ditur emrin e tij.

Rasti tjetër nuk dihet se në cilin klub të Premierligës ka ndodhur. /Gazeta Express/