“Jemi shumë të lumtur pasi që familja e jonë u bë me katër anëtarë”!
Ed Sheeran ka lajmëruar së ai dhe grua e tij Cherry Seaborn kanë pritur në mënyrë sekrete fëmijën e tyre të dytë, të cilën gjë e ka treguar vetë këngëtari.
Këngëtari (31) ka zgjedhur Instagramin të enjten në mbrëmje për ta bërë lajmin e befasishëm duke shpërndarë një palë çorape të bebes.
“Dëshiroj të ju tregoj të gjithëve që ne kemi një tjetër vajzë të bukur. Ne të dy jemi aq shumë të dashuruar me të dhe po lundrojmë mbi hënë pasi që tani jemi katër”.
Çifti tashmë kanë edhe një vajzë 21 muajsh të quajtur Lyra Antarctica, e cila erdhi në jetë më 2020.
Foshnja e dytë ishte befasi për fansat pasi që krijuesi i hitit Shivers dhe partnerja e tij nuk e kishin paralajmëruar se ata do të bëhen prindër përsëri.
Ed dhe Cherry janë të dashuruar që në fëmijëri. Ata u rifilluan romancën e tyre më 2014 dhe u martuan me një ceremoni të vogël martesore pesë vite më vonë. /GazetaExpress/