40-vjeçari nga Klina goditet nga kamioni, vdes në vend të ngjarjes - Gazeta Express
string(73) "e-rende-40-vjecari-nga-klina-goditet-nga-kamioni-vdes-ne-vend-te-ngjarjes"

40-vjeçari nga Klina goditet nga kamioni, vdes në vend të ngjarjes

Gazeta Express

06/12/2019 10:40

Mëngjesin e ditës së sotme një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion, raporton Gazeta Express.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Lexo Edhe:

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.  Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka bërë të ditur Rugova.

Gazeta Express merr vesh se viktima është i moshës 40-vjeçare, derisa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.