E kishte vrarë një person në Gjakovë për gjakmarrje më 2003, prokuroria ngre aktakuzë për të ekstraduarin nga SHBA - Gazeta Express
string(113) "e-kishte-vrare-nje-person-ne-gjakove-per-gjakmarrje-me-2003-prokuroria-ngre-aktakuze-per-te-ekstraduarin-nga-shba"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 15:48

Me i fundit

E kishte vrarë një person në Gjakovë për gjakmarrje më 2003, prokuroria ngre aktakuzë për të ekstraduarin nga SHBA

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 15:48

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D. LL, i cili në vitin 2003 në Gjakovë kishte vrarë një person për gjakmarrje, duke shtënë drejt tij më shumë se 28 herë.

Ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje”, ndërsa është ekstraduar nga SHBA meqë deri tash kishte qenë në arrati.

Lexo Edhe:

Sipas aktakuzës “ndër tjera cekët se i pandehuri D.LL., me dt.12.07.2003, rreth orës 09:00, në fshatin Raçë, Komuna Gjakovë, në afërsi të dyqanit “V…”, me dashje e nga gjakmarrja ka privuar nga jeta N.N., i moshës 47 vjeçare, nga fshati Raçë, Komuna Gjakovë, në atë mënyrë që për shkak të vrasjes së babait të tij, të cilin para 12 vitesh e kishte privuar nga jeta i ndjeri N.N., ditën kritike i pandehuri, shkon në vendin e lartcekur me veturën e tij Golf 3, ngjyrë e kuqe, duke i përcjellë lëvizjet e tani të ndjerit dhe kur i njëjti ka hyrë në dyqan “V…”, për të blerë ca gjëra ushqimore, i pandehuri D.LL., e pret e me të vërejtur se del nga dyqani dhe prej një afërsie ka shtënë në drejtim të tij 28 herë në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kur viktima bie përtokë, i pandehuri përsëri shtënë në drejtim të kokës së viktimës, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë në kokë, gjoks dhe gjymtyrë. Nga plagët e marra viktima ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”.

I pandehuri nga koha e kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë në arrati. I njëjti është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga SHBA në Kosovë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Express/