Dronët ukrainas goditën objektiva në disa zona brenda Rusisë më 29 korrik, përfshirë një rafineri nafte dhe një qendër logjistike që i përket shitësit më të madh online të Rusisë, Wildberries, teksa Kievi po zgjeron fushatën e tij të sulmeve me rreze të gjatë veprimi për të rritur presionin mbi Moskën që të negociojë për përfundimin e luftës, që ka nisur mbi katër vjet më parë.
Sipas kanaleve ruse dhe ukrainase të monitorimit, një qendër logjistike e Wildberries në rajonin e Rjazanit u godit në atë që raportohet të jetë të paktën sulmi i dhjetë ndaj objekteve që i përkasin kësaj kompanie, e cila konsiderohet si ekuivalenti rus i gjigantit global të shitjes online me pakicë, Amazon.
Sipas kanaleve ruse dhe ukrainase të monitorimit, një qendër logjistike e Wildberries në rajonin e Riazanit u godit në atë që raportohet të jetë të paktën sulmi i 10-të ndaj objekteve të kompanisë, e cila konsiderohet si ekuivalenti rus i gjigantit global të shitjes online, Amazon.
Në një postim në Telegram, kompania tha se evakuoi punonjësit e depos në përputhje me procedurat e sigurisë, teksa nuk ka ndonjë njoftim për viktima.
Ushtria e Ukrainës konfirmoi se ka kryer një sulm ndaj rafinerisë së naftës në Rjazan, duke thënë se u regjistrua një goditje e drejtpërdrejtë ndaj objektit, e cila shkaktoi zjarr brenda kompleksit të rafinerisë.
Rafineria e Riazanit, në pronësi të kompanisë Rosneft, është një nga më të mëdhatë në Rusi dhe përbën gati 5 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të përpunimit të naftës në shtet. Disa herë ajo ka qenë cak i sulmeve që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe i pezulloi operacionet pas një sulmi ukrainas më 15 maj.
Guvernatori i rajonit të Riazanit, Pavel Malkov, tha më 29 korrik se në objekte industriale pati zjarre si pasojë e rënies së copëzave të dronëve. Ai shtoi se gjatë natës mbi këtë rajon u rrëzuan 45 dronë. Gjatë persona janë hospitalizuar, por asnjëri nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmet dhe tha se gjatë operacionit të natës së 29 korrikut u goditën po ashtu një rafineri nafte në rajonin e Permit, si dhe një terminal eksporti dhe një ndërmarrje ushtarake në rajonin e Rostovit.
“Rusia duhet ta ndiejë se çdo ditë e kësaj lufte do t’i kushtojë gjithnjë e më shumë. Ne duhet ta dobësojmë agresorin dhe ta ruajmë presionin për ta afruar përfundimin e kësaj lufte”, shkroi ai në një postim në X.
Zelensky qëndroi një ditë më parë në Uashington, ku u takua me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe më pas zhvilloi një takim të veçantë me të gjithë anëtarët e Senatit. Nga takimi me Trumpin pak hollësi janë bërë publike. Zelensky e cilësoi takimin si “të mirë”, ndërsa presidenti amerikan tha: “U diskutuan shumë gjëra. Takimi shkoi shumë mirë”.
Javët e fundit, forcat ukrainase kanë sulmuar disa depo të mëdha të Wildberries në rajone të ndryshme të Rusisë, teksa Kievi pretendon se kompania përdoret për transportimin e mallrave që janë të rëndësishme në aspektin ushtarak.
Sulmet e raportuara ndaj objekteve të Wildberries nisën më 18 korrik, me goditje ndaj objekteve në qytetin Elektrostal, rreth 60 kilometra në lindje të Moskës, dhe në Kotovsk të rajonit Tambov. Sulme të tjera u raportuan më 22 korrik në Krasnodar dhe Nevinomisk.
Më 24 korrik, dronët goditën objekte të Wildberries në distriktin Shushari të Shën Petersburgut dhe në Novosaratovka të rajonit të Leningradit, si dhe në Simferopol, në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia.
Sipas kanaleve monitoruese në Telegram, një depo logjistike e 3PL në Koledino, në rajonin e Moskës, u përfshi nga zjarri pas sulmit ukrainas me dronë më 28 korrik, teksa depoja e afërt e Wildberries raportohet se nuk u godit.
Sipas gazetës ruse Kommersant, Wildberries ka nisur të kërkojë hapësira magazinimi në Kazakistan dhe është e gatshme të marrë me qira të gjitha depot e lira në këtë vend të Azisë Qendrore, pas sulmeve të fundit.
Sipas raportimit të mediave, fushata ukrainase me dronë mund të ketë dëmtuar rreth 10 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të depove të Wildberries, duke ndikuar potencialisht në rrjetin logjistik të kompanisë në mbarë Rusinë./REL/
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...