E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, e fiton medaljen e artë në Paris - Gazeta Express
string(67) "e-jashtezakonshme-distria-krasniqi-e-fiton-medaljen-e-arte-ne-paris"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/02/2023 18:01

E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, e fiton medaljen e artë në Paris

Sporte tjera

Gazeta Express

04/02/2023 18:01

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sot në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja kosovare ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lexo Edhe:

Në finale, ajo e mundi xhudisten hungareze Reka Pupp, duke e dominuar meçin nga fillimi deri në fund.

Distria Krasniqi ishte fantastike nga fillimi i garimit të saj.

Krasniqi e kaloi pa luftë raundin e parë kurse në të dytin e mundi spanjollen Marina Castello Diez.

Në çerekfinale kampionia olimpike mundi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren

Në gjysmëfinale, Krasniqi ishte më e mirë se francezja Amandine Buchard.

Përveç, Distria Krasniqit, sot garuan edhe Flaka Loxha dhe Laura Fazliu, por që nuk shkuan më shumë se deri në raundin e tretë

Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, që e mbyll garimin e ekipit kosovar në këtë Grand Slam.