Një situatë e pabesueshme vjen nga Katari, ku skuadra e Al-Sadd e drejtuar nga Roberto Mancini e kishte festuar titullin kampion vetëm një javë më parë… por tani gjithçka është vënë në dyshim për shkak të një vendimi zyrtar.
Fillimisht, Al-Sadd ishte shpallur matematikisht kampion i Qatar Stars League pas humbjes së rivalëve të Al-Shamal, duke e krijuar një diferencë të pakapshme me vetëm një ndeshje të mbetur.
Festimet kishin nisur menjëherë dhe titulli dukej i sigurt, shkruan “Gazeta Express”.
Por, situata e ka marrë një kthesë dramatike. Federata e Futbollit të Katarit e ka pranuar një ankesë të Al-Shamal për një shkelje rregullash në ndeshjen kundër Qatar SC.
Sipas vendimit disiplinor, ndeshja është regjistruar si fitore në tavolinë për Al-Shamal, për shkak të përdorimit të parregullt të një lojtari nga kundërshtarët, në kundërshtim me rregulloren mbi numrin dhe zëvendësimet e lojtarëve të huaj në fushë.
Ky vendim e ka ndryshuar plotësisht renditjen: diferenca mes dy skuadrave është ngushtuar në vetëm 2 pikë dhe titulli do të vendoset në javën e fundit të kampionatit, pikërisht në përballjen direkte mes Al-Sadd dhe Al-Shamal.
Pra, ajo që dukej si një sezon i mbyllur dhe i fituar, është rihapur në mënyrë sensacionale.
Tani skuadra e Mancinit duhet të luftojë sërish në fushë për ta siguruar titullin që e kishte festuar tashmë. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...